Sherr me thika në Tiranë, adoleshentët plagosin bashkëmoshatarin

Sherr me thika në Tiranë, adoleshentët plagosin bashkëmoshatarin

16:45, 13/09/2021
A+ Aa A-

Një sherr me thika ka ndodhur mes adoleshentëve në Tiranë.

Bëhet me dije se dy 16-vjeçarë kanë plagosur një bashkëmoshatar, e ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco