Shqiptari ‘fluturon’ nga dritarja e makinës dhe humb jetën

Shqiptari ‘fluturon’ nga dritarja e makinës dhe humb jetën

18:50, 12/09/2021
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar nga Mitrovica humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani.

Sipas mediave gjermane i riu nga Mitrovica humbi kontrollin e makinës së tij për arsye të panjohura dhe u përplas në barrierën qendrore.

Policia e Pfalzit, 23-vjeçari nga Regensburg doli nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u fut përsëri dhe në fund u përplas.

Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Nga goditja e fortë, ai doli nga makina dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Mediat lokale kanë raportuar se rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të 23-vjeçarit në Mitrovicë.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco