ISHMT reagon zyrtarisht për renien e ashensorit: Nuk ka qenë i regjistruar dhe nuk është...

ISHMT reagon zyrtarisht për renien e ashensorit: Nuk ka qenë i regjistruar dhe nuk është...

14:05, 12/09/2021
A+ Aa A-

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur pak minuta pas mesnatës në zonën e Astirit, ku një ashensor është shkëputur dhe si pasojë 2 gra kanë mbetur të plagosura, njëra prej tyre shtatzënë.

Në reagimin e bërë nga ISHMT, bëhet e qartë se ashensori nuk ka qenë i regjistruar në institucionet përkatëse dhe si pasojë nuk ka pasur asnjë inspektim nga ana e inspektorëve përkatës për të parë sigurinë e këtij ashensori.

Me këtë deklaratë të bërë, përgjegjësia mebtet mbi administratorin e pallatit.

Deklarata e Plotë nga ISHMT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË

INSPEKTORATI SHTETËROR I MBIKËQYRJES SË TREGUT

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në pallatet me adrese në kompleksin Fratari, në zonën e  Astir,  Tiranë, sqarojmë se prane ISHMT nuk rezulton ky subjekt si  i regjistruar.
Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimit
nuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT.
Nga të dhenat e ISHMT për sa i përket raportimeve të Trupave të Autorizuara dhe të dhënave të tjera të siguruara nga ISHMT, rezulton se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.
Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambjenteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve.
Strukturat e ISHMT ne momentin e marrjes se njoftimit janë angazhuar maksimalisht ne bashkepunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese per zbardhjen e kesaj ceshtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ASHENSORI12/09/2021 19:47

PO LEJE E SHFRYTEZIMIT TE PALLATIT KUSH JA KA DHENE ZOTRISE. PERPARA SE TE FILLOJ TE HIPOTEKOHET KA NJE DOKUMENT TE KOLAUDIMIT TE NDERESES E CILA PERFSHINEDHE ASHENSORIN!!! SIPAS KESAJ DEKLRATE DUHET TE VRAPONE TE GJITHE TEK KY ENT QE TE RIBEJNE KOLAUDIMIN DHE .......ETJ ETJ.

Inspektoriat bythe12/09/2021 15:47

Po nese nuk e deklarin administratori ju keni ndonje pergjegjesi, se me kte logjike i bie qe ktiminelet duhet te deklarojne krimin qe te veni juve. Haram leket qe merrni qelbesira letargjike.

Shto koment

Denonco