Rënja e ashensorit tek Astiri, kavot nuk ishin ndërruar asnjëherë, i pacertifikuar. Gruaja e plagosur, shtatzënë

Rënja e ashensorit tek Astiri, kavot nuk ishin ndërruar asnjëherë, i pacertifikuar. Gruaja e plagosur, shtatzënë

13:29, 12/09/2021
A+ Aa A-

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në një prej pallateve të një kompleksi në Astir, ku u shkëput ashensori dhe për pasojë dy gra u plagosën.

Aksidenti ndodhi pak pas mesnate, në orën 00:05. Mesohet se nga verifikimet e kryera nga policia rezulton se banorët e pallatit të përfaqësuar nga administratori nuk kanë firmosur kontratë mirëmbajtje dhe kolaudimi për ashensorin dhe kavot nuk janë ndërruar që kur ai është montuar.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi ashensori, brenda të cilit ishin 4 persona gjatë momentit të aksidentit, rezulton të jetë i pacertifikuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror teknik, ISHT-së. Aktualisht në spital ndodhet një prej grave, 30-vjeçarja me inicialet M.S., ka pësuar traumë në pjesën e kofshëve, por gjendja e saj është stabël. Ndërkohë e plagosura tjetër, shtetasja me inicialet M. Q, e cila ishte dhe shtatzëne, pasi ka marrë mjekim, është larguar për në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco