Gjen mbyllur derën e hotelit në Elbasan dhe tenton të ngjitet nga muri, rrëzohet turisti

Gjen mbyllur derën e hotelit në Elbasan dhe tenton të ngjitet nga muri, rrëzohet turisti

11:23, 12/09/2021
A+ Aa A-

Një turist nga Belgjika është plagosur aksidentalisht në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të kësaj të diele, ku shtetasi V.K., 49 vjeç, pasi ka gjetur portën e jashtme  të hotelit  ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit  dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht.

Ai  ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco