Vrasja e të resë në Fier/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Të ndalet dhuna ndaj gruas

Vrasja e të resë në Fier/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Të ndalet dhuna ndaj gruas

18:28, 11/09/2021
A+ Aa A-

Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar pas vrasjes së 23-vjeçares Sabrina Bengaj.

Komisioneri thekson se ngjarja bëhet edhe më e rëndë, sepse viktima ishte me urdhër mbrojtjeje.

Sipas Komisionerit, ngjarja ngre alarmin për mbrojtjen e jetës së gruas në shoqërinë shqiptare.

Reagimi:

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon me ashpërsi aktin e marrjes së jetës së Sabrinës B., 23 vjeç, nga ish bashkëshorti i saj, recidiv në dhunën në familje. Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.

Pajisja me urdhër-mbrojtje e viktimës duhet të kishte qenë mburoja e saj. Mungesa e monitorimit për të parandaluar ngjarje të rënda të dhunës në familje është  kthyer në një problem akut.

Në këtë kontekst, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi apelon për një bashkëpunim konkret, efektiv dhe serioz të të gjitha autoriteteve për parandalimin e krimeve, dënimin maksimal të autorëve, si dhe mbrojtjen sociale pa kushte të viktimave të dhunës në familje.

Dhuna  sistematike ndaj gruas, tolerimi i kësaj dhune, mosmarrja seriozisht nga organet publike, ka çuar brenda këtij viti humbjen e jetës së 7 grave: Zhaneta Metani, Kristina Bardhi, Liljana Buzo, Dorina Alla, Fëllënza Shirja,  Irvana Hyka dhe Sabrina Bengaj.

Është e dukshme qe viktima e kësaj dhune në shoqërinë shqiptare, është gruaja. Gjinia, mbetet i vetmi shkak në Shqipëri që shkakton viktima, vetëm për faktin e të qenit grua.

Mbrojtja e gruas, garantimi i barazisë thelbësore i saj në ekonomi, shoqëri, familje, promovimi i vlerave të gruas dhe zhvillimi i aftësive të saj, lufta pa kompromis ndaj gjuhës, së dhunshme, denigruese, stereotipizuese, stigmatizuese, seksiste ndaj saj, thyerja dhe çrrënjosja e konceptimit të saj si komponent i dobët në dimensionet e jetës, duhet të jenë prioritet absolut i Shtetit Shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco