Vrasja e 23-vjeçares në Fier/ Reagon ILD: Ka nisur vlerësimi i rastit

Vrasja e 23-vjeçares në Fier/ Reagon ILD: Ka nisur vlerësimi i rastit

17:46, 11/09/2021
A+ Aa A-

Kreu i ILD, Artur Metani ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Fier ku Elton Metaj vrau ish-bashkëshorten Sabrina Benga.

Autori rezulton se ka qenë i liruar nga gjyqtari Piro Sota në Fier. Elton Metaj ishte në burg, por gjyqtari Sota i ndryshoi masën në një mjekim të detyruar në një institucion mjekësor e më pas në mjekim të detyruar ambulator.

Ish-bashkëshortja kishte dhe urdhër mbrojtje, por këto nuk e parandaluan dot vrasjen. Sipas Metanit, tani ka nisur vlerësimi i rastit.

Postimi i ILD-së:

Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve për këtë humbje, dua të garantoj opinionin publik, se ky është një proces pune që Inspektori i Lartë i Drejtësisë e kryen me vëmendje e ndjeshmëri të lartë dhe në zbatim të detyrimeve ligjore dhe funksionale. #ILD

Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco