Makina përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë-Durrës

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë-Durrës

16:58, 11/09/2021
A+ Aa A-

Policia ka shoqëruar një drejtues mjeti, pasi ka përplasur për vdekje një person rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Informacion paraprak.

Më datë 11.09.2021, në orën 16:40, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Ford", ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco