Burri vrau gruan 23-vjeçare, detaje nga krimi në Fier

Burri vrau gruan 23-vjeçare, detaje nga krimi në Fier

16:31, 11/09/2021
A+ Aa A-

Drejtësia dështoi dhe nuk mbrojti jetën e nënës së një fëmije 3 vjeçe, e cila u vra në pragun e shtëpisë nga ish-bashkëshorti.

Vrasja e Sabina Bengës, ishte një kronikë e paralajmëruar një vit më parë, pasi Elton Metaj e kishte kërcënuar më armë. Por për këtë ngjarje gjykata e liroi sepse sipas vendimit 31-vjeçari ishte me probleme mendore.

Të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë në këtë rast kanë dështuar, që nga vendimi i Gjykatës e deri te policia që ka për detyrë të verifikojë zbatimin e urdhrit të mbrojtjes lëshuar për viktimën.

Kronika e paralajmëruar ka nisur një vit më parë më 20 shtator ku Elton Metaj banues në Peshtan, ka shkuar në fshatin Zhupan, në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij dhe ka kanosur me një armë zjarri personat që ndodheshin në banesë.

Më pas ka dalë në portën e oborrit e vilës 3-katëshe dhe kërcënonte se do vriste veten me kallashnikovin që dispononte.

Për këtë rast një vit më parë janë angazhuar strukturat policore dhe në drejtim të fshatit kanë shkuar edhe forcat Renea.

Janë dashur 5 orë negociata të negociatorëve të repartit elitë të policisë dhe të familjareve të Metajt që ai të lëshonte kallashnikovin që i kishte vënë vetes duke kërcënuar se do të vetëvritej dhe të dorëzohej.

Metaj u arrestua dhe u akuzua për 3 vepra penale, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe pengmarrje, por që arriti ti shpëtojë paq pa vuajtur dënimin që i takonte, pasi Gjykata vendosi lirimin e tij me arsyetimin se kishte problem të shëndetit mendor. 

Syri TV ka siguruar  2 vendime të gjyqtarit të Fierit, Piro Sota, i cili fillimisht më 1 mars 2021, ka vendosur mjekimin e detyruar në një institucion mjekësor të Elton Metës, mbi kërkesën që prokurori Çlirim Sina bëri në janar, për ta larguar 31-vjeçarin nga paraburgimi i Fierit drejt spitalit të burgut të Zaharisë në Krujë.

Gjykata kështu, pushoi përgjegjësitë penale të Metajt për veprat e kryera mbi argumentin se ka probleme të shëndetit mendor.

Por vetëm 5 muaj më pas, më 27 korrik 2021 i njëjti gjyqtar, Piro Sota, mbi një kërkesë të avokatit të Elton Metajt, Kujtim Cakrani, vendosi daljen nga spitali i burgut të Zaharisë, dhe mjekimin e detyruar ambulator në kujdesin e babait.

Ndërkohë Sabrina Bengaj, e cila u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj Enton Metaj ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Ajo e kishte marrë këtë urdhër me 14.10.2020, deri ne datën 14.10.2021.

Pra pas një muaji, Sabrinës i përfundonte urdhri i mbrojtjes, mirëpo ndonëse e kishte një urdhër të tillë, nuk arriti që ta mbronte nga marrja e jetës.

Të gjithë institucionet e shtetit kanë dështuar të mbrojnë jetën e nënës së një vajze e cila u vra nga ish bashkëshorti duke ngrënë bukë, në derën e shtëpisë së prindërve të saj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco