VIDEO/ Vëllai i Bledar Selmanajt në panik nga dëshmitë që bën vëllai vrasës: Po akuzon shumë! Majtas vrasësi Bledar Selmanaj dhe djathtas, viktima Xhuliano Bullari

VIDEO/ Vëllai i Bledar Selmanajt në panik nga dëshmitë që bën vëllai vrasës: Po akuzon shumë!

13:44, 11/09/2021
A+ Aa A-

Pas vrasjes në Babicë të Xhuliano Bullarit, familjara e vrasësit të arrestuar, e Bledar Selmanajt, nëna dhe vëlla është vënë në panik për shkak të deklaratave të fundit që njeriu i tyre ka dhënë së fundmi duke akuzuar me emra dhe krijuar konflikte, me të cilat ata nuk kanë asnjë lidhje, si njerëz që punojnë ndershmërisht.

Sipas tyre, çdo dëshmi e treguar në televizion nga 36-vjeçari, djali dhe vëllai i tyre nuk është e vërtetë sepse ai vuan nga problemet mendore prej më shumë se 20 vjetësh. Ata tani kanë frikë tashmë dhe kërkojnë urdhër mbrojtjeje, pasi Selmanaj u ka hapur nga çdo anë armiqësi duke përmendur emra.

Ata thanë se tashmë nuk e dimë në nga iu vjen rreziku dhe fëmijët e tyre kanë frikë të venë në shkollë.

Vëllai I Bledarit të arrestuar ka dhënë intervistë pa treguar fytyrën, për shkak se emri i familjes së tij është njollosur nga i vëllai. Ai tha se vëllai u ka shkaktuar përherë dhimbje si kur ishte brenda, edhe jashtë burgut e tani sërish.

Sipas tij, Bledari kishte vetëm 15 ditë që kishte dal nga burgu dhe nuk e po e kupton se si paska ditur aq shumë gjëra kur në fakt ishte në burg. Nëse nuk po i trillon, atëherë kush fshihet pas tij?! është pyetja që duhet t'i japë përgjigje shteti.

"Kur vëllai im ditka kaq shumë të dhëna për ngjarjet, i bie që shteti paska fjetur gjumë gjithë këto kohë pa bërë asgjë," tha vëllai.

Bledar Selmanaj u arrestua për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës më 21 gusht. Ai dha dëshmi nga burgu i Peqinit për emisionin "Pa Gjurmë" ku akuzoi se vrasësi i vërtetë i shokut të tij të burgut ishte Klodjan Llanaj, një prej të fortëve të Vlorës dhe arsyeja qe një ngarkesë kanabisi. Gjatë rrëfimit ai dha dhe emra të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco