Tiranë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, 27-vjeçari humb jetën

Tiranë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, 27-vjeçari humb jetën

13:30, 11/09/2021
A+ Aa A-

Një i ri ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, në “Rrugën e Elbasanit”, ku i riu me iniciale G.B., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco