Nëna e një foshnjeje në varr bashkë me urdhrin e mbrojtjes që s'i duhet më

Nëna e një foshnjeje në varr bashkë me urdhrin e mbrojtjes që s'i duhet më

12:37, 11/09/2021
A+ Aa A-

Sabrina Bengaj, 23-vjeçarja e ndjerë që la pas një vajzë të mitur 2 vjeçe pasi u vra mbrëmjen e së premten nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj, kishte një urdhër mbrojtjeje nga gjyakata, një urdhër që skadonte më 14 tetor 2021.

Çifti e kishte bërë zgjidhjen e martesës dhe Sabrina kishte pasur urdhër mbrojtjeje nga data 14.10.2020 deri në datën 14.10.2021. Zgjidhjen e martesës dhe urdhërin e mbrojtjes i kishte lëshuar gjyqtari Alfred Konomi.

Megjithatë, kjo shkresë nuk i vleu aspak: asaj ia mori jetën bashkëshorti i dhunshëm, i sapoliruar nga burgu, i njejti që një vit më parë në shtator 2020, e kërcënoi me vdekje jo vetëm atë, por të gjithë familjen e saj, duke i marrë peng me orë të tëra.

Ndërkohë që Sabrina vazhdonte të mbante në sirtar, të ashtuquajturën mbrojtje, gjykata e liroi Elton Metajn pa u mbushur viti nga pengmarrja, në korrik të këtij viti dhe ai nuk priti shumë për t’i dhënë fund jetës së ish-bashkëshortes së tij dhe lënë jetim, foshnjën

Gjyqtari Piro Sota kishte vendosur më 1 mars 2021 caktimin si masë mjekësore ndaj Elton Metajt, atë të ‘mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor’ dhe ca më pas, më 26 korrik 2021, Sota vendosi zëvendësimin e masës ndaj Metajt, nga "mjekim i detyruar në një institucion mjekësor"  - në "‘mjekim i detyruar ambulator" nën kujdesin e babait të vrasësit, Bashkim Metajt. Një herë në muaj, 31-vjeçari duhet të paraqitej pranë mjekut neuro-psikiatër në Poliklinikën e Fierit.

Në fund të kësaj historie gjykatash, mësohet se Sabrina Bengaj, 23 vjeçe, do të varroset sot në varrezat e Fierit nga babai i saj Partizani, nga mamaja e saj Valentina, nga vëllai Armando e motra Xhulia dhe të qarat e një fëmije të vogël.   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/09/2021 13:18

DUHET SHFAROSUR FARE DHE PA MESHIRE E GJITHE RRACA E GJYQTAREVE, PROKUROREVE, MJEKEVE DHE EKSPERTEVE MJEKO-LIGJORE TE KORRUPTUAR, KRIMINELE, MASKARENJ!!! ATA E VRANE SABRINEN DHE JO AI I CMENDURI!!! SABRINEN E VRAU DREJTESIA "E RE" QE U PLAK, U RRUDH DHE U VJETERUA PA FILLUAR AKOMA!!!

Shto koment

Denonco