'Ma vrau motrën duke ngrënë bukë....e liruan gjykatësit atë kriminel që bëri hatanë' Armando Benga, vëllai i viktimës

'Ma vrau motrën duke ngrënë bukë....e liruan gjykatësit atë kriminel që bëri hatanë'

07:39, 11/09/2021
A+ Aa A-

Vëllai i gruas së vrarë në Zhupan të Fierit, Sabrina Bengajt, e cila humbi jetën si pasojë e plumbave të shtënë nga arma e ish-burrit të saj pak para mesnatës së të premtes ka dhënë një deklaratë të shkurtët në lidhje me ngjarjen e rëndë.

 Armando Bengaj akuzoi gjykatësit për vrasjen makabër, pasi ata e kanë lejuar Elton Metajn që të dalë nga burgu dhe të bëjë më pas "hatanë", siç e cilësoi krimin.

“Mamaja kishte dëgjuar derën. Në 20 korrik e kishin liruat nga burgu. Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruotuar që nxjerrin të tillë njerez kriminelë që sot bëri hatanë e madhe.

Mua më tha nusja për ngjarjen. Madje më kishte kërkuar dhe mua për të më vrarë. Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë.

Ishte mamaja në momentin e ngjarjes. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa ishte kthyer nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri”, tha Armando Benga.

Vrasësi Elton Metaj, në vitin 2020 e mbajti peng për më shumë se 5 orë bashkëshorten dhe familjen e saj në shtepinë e babait të gruas dhe ndërhyri RENEA dhe FNSH për t’i shpëtuar.

Sabrina la pas një foshnje 2 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Labi11/09/2021 12:01

Qeka e thjeshta fare historia. Zoti te dhente force per dhimbjen e durim per hakmarrjen kundrejt atyre qelbesirave qe e kane liruar.

Daj Jaku11/09/2021 09:20

Vettingu në drejtësi është një një armë në duart e diktatorit për të kompletuar sundimin totalitar, ndërsa pa drejtësia e “Drejtësisë” së re vazhdon të bëjë kërdinë më keq se përpara.

Shto koment

Denonco