Shullazi nis tjetër betejë ligjore kundër izolimit në 41-Bis

Shullazi nis tjetër betejë ligjore kundër izolimit në 41-Bis

16:05, 08/09/2021
A+ Aa A-

Emiliano Shullazi ka nisur një tjetër betejë ligjore për të shpëtuar nga qelitë e regjimit 41-Bis. Ai ka ‘trokitur’ në Gjykatën e Posaçme ku kërkon shfuqizimin e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për zgjatjen me një vit të izolimit të tij në regjimin e posaçëm.

Të njëjtën kërkesë me të dënuarin me 14 vite burg për ‘gjobëvënie’ e ‘grup kriminal’ e ka depozituar edhe i bashkëpandehuri i tij, i mbetur po ashtu në 41 BIS, Endrit Qyqja.

Shullazi dhe Qyqja qëndrojnë prej gushtit të vitit 2020 në këtë regjim, që ka për qëllim ndërprerjen e kontakteve kriminale jashtë burgut, ndërsa tre të bashkëpandehurit e tyre kanë kaluar në regjim të zakonshëm.

Ndërkohë, këtë të mërkurë, në Apelin e Posaçëm u regjistrua seanca e radhës e dështuar e procesit ndaj Shullazit dhe grupit te tij. Procesi ka ‘ngecur’ në Apel prej dy vitesh, për shkak të mungesave të avokatëve, si edhe kërkesave të vijueshme të përjashtimit të gjyqtarëve, me pretendimin e konfliktit të interesit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco