Itinerari/ Kontenieri ku u kapen 7.7 kg kokainë bëri dy ndalesa para Durrësit

Itinerari/ Kontenieri ku u kapen 7.7 kg kokainë bëri dy ndalesa para Durrësit

13:37, 08/09/2021
A+ Aa A-

Kontinjeri me 7.7 kg kokainë i bllokuar ditën e djeshme në Portin e Durrësit, rezulton të jetë nisur në ditët e para të muajit Gusht nga porti Guajakil në Ekuador, dhe ka mbëritur në 18 gusht 2021, në portin e Durrësit.

Deri në mbërritjen në Shqipëri, kontinjeri ku u gjend sasia e kokainës, ka kaluar dy tranzite në portin e Aleksandrisë në Marok dhe Pireut në Greqi.

Nga data 18 Gusht deri në ditën e djeshme, (plot 20 ditë), kur është zbuluar sasia e kokainës pikërisht në kapakët e ftohjes, kontinjeri i kompanisë Majesk, ka qëndruar në terminalin e mallrave në portin e Durrësit.

Ndërsa brenda në kontinjer ndodhej ngarkesa me banane, që i përket kompanisë “Alba Exotic Fruits”, në pronësi të Eduard Dautit i shpallur në kërkim dhe vëllait të tij, tashmë të arrestuar Barjon Gumeni.

Me kapjen e sasisë së djeshme, në total bëhen 5 raste me kapjen e kokainës në kontinjerët e kompanisë Majeks, ku brenda tyre janë dhe bananet e kompanisë “Alba Exotic Fruits”.

Ngarkesa e djeshme ka qënë një kontinjer i nisur nga Ekuadori, në një periudhë kur në portin e Durrësit, ishin kapur në mënyrë të vazhdueshme sasi kokaine në ngarkesat e kësaj kompanie.

Rasti i parë kur kjo kompani u anatemua në kanalet policore si e dyshuar në trafikun e kokainës, ka qënë viti 2019, në Greqi nga kontinjerët janë hequr nga DEA amerikane plot 137 kg kokainë.

Kjo sasi është zëvendësuar me oriz dhe 1 kg kokainë të cilave u është vendosur dhe një GPS. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e kompanisë “Majesk”, brenda të cilëve ndodheshin dhe bananet e “Alba Exotic Fruit' në 2019, u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.


Në datën 13 korrik 2021 në Portin e Durrësit në kontinjerët e kompanisë “Majesk” ku brenda ishin future dhe bananet e “Alba Exotic, u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë.

Ndërsa çuditërisht 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani.

Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”.

Ndërsa në 17 korrik 2021, kontrollori i kompanisë së kontinjerave “Majesk”, vuri në dukje se një kontinjeri ku ishin future bananet e “Alba Exotik Fruits”, I ishin vjedhur dy kapakët e ftohjes.

Pikërisht në këta dy kapakë, në të gjitha rastet policia ka gjetur sasinë e kokainës, ndaj dhe ka ngritur dyshime të forta se kapakët së bashku me kokainën janë vjedhur nga trafikantët.

Vjedhja e kapakëve, është kryer nga persona që kanë akses për tu futur brenda në port dhe zonën e terminalit të kontinierëve.

Për këtë rast të vjedhjes së kokainës brenda në portin e Durrësit dhe rastet e tjera është ngarkuar prokuroria e posaçme SPAK, të kryejë hetime. /OraNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco