Kapet 9 kg/ Marka ‘Dior’, kokaina e Durrësit shfaqet edhe në Vërmicë

Kapet 9 kg/ Marka ‘Dior’, kokaina e Durrësit shfaqet edhe në Vërmicë

10:56, 08/09/2021
A+ Aa A-

Rreth 300 kg kokainë u sekuestrua në portin e Durrësit më 18 qershor të këtij viti. Sasia rekord e lëndës narkotike ishte fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut, që po kalonte transit drejt Italisë.

Megjithatë duket se rrjetës së policisë i ka shpëtuar të paktën një ngarkesë e lëndës narkotike. Kjo pasi nëntë pako me kokainë, të cilat kishin të njëjtin paketim “Dior” me ato të Durrësit në qershor, u kapën një ditë më parë në Vërmicë në kufirin Kosovë - Shqipëri.

Mbrëmjen e 7 shtatorit në pikën kufitare të Vërmicës, autoritetet e Kosovës në bashkëpunim me ato shqiptare kapën një sasi prej 9 kg kokainë që po transportohej nga dy shqiptarë.

Mësohet se rreth orës 21:45 në këtë pikë kufitare mbërriti një automjet me targa të Shqipërisë, në të cilën gjendeshin dy shtetas shqiptarë. Pas dyshimeve të ngritura, automjeti është zgjedhur për kontroll nga autoritetet.

Makina u dërgua në vijën e dytë të kontrollit dhe aty, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post-fabrikat nën ulësen e pasme. Pas hapjen së sediljes së pasme u gjetën nëntë pakot me “Dior”. Në pranga u vunë dy shqiptarët që ndodheshin në automjet.

Kokaina e sekuestruar në Durrës në qershor vinte nga Amerika Latine dhe pakot kishin logo të ndryshme si  “Chicago Bulls”, “Kenzo”, “Dior” apo “PSG”. Mesa duket, disa prej tyre kanë arritur që t’i shpëtojnë skanimit të autoriteteve dhe tashmë qarkullojnë lirisht nëpër vend.

Edhe gjatë ditës së djshme në portin e Durrësit u kap një sasi prej 7.7 kg kokainë në një kontenier me banane që vinte nga Amerika Latine duke treguar se porti i Durrësit është njëra nga portat hyrëse të lëndës narkotike në Shqipëri e më pas në Europë e më gjerë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco