FOTOLAJM/ Gazetari Artan Hoxha zbulon ferma gjigante me kanabis

FOTOLAJM/ Gazetari Artan Hoxha zbulon ferma gjigante me kanabis

10:54, 08/09/2021
A+ Aa A-

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili prej shumë ditësh ka qenë duke udhëtuar në zona të ndryshme të vendit, ka zbuluar ferma model të kanabisit në kulmin e rritjes.

Gazetari ka shpërndarë disa foto në faqen e tij në FB, por nuk tregon vendin konkret ku gjenden këto ferma gjigante kanabisi të ndërtuara në mënyrë perfekte.

Hoxha thotë se do të japë detaje gjatë ditës së sotme, edhe për farën e re të modifikuar në laboratorët e Spanjës që po kultivohet masivisht në Shqipëri.

“Në XHUNGEL, 
Sigurisht nuk jemi në Afrikë.
As në xhunglën e Amerikës Latine.
Por jemi në xhunglën shqiptare, me hibridin më të ri të kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”.
Një farë e modifikuar në kushte laboratorike në Spanje dhe e kultivuar për herë të parë në Shqipëri”
, shkruan Hoxha.

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco