Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Dumani heq maskën: Jam me Ramën

VIDEO/ Zbardhet sherri për pronën, ja vendi ku u plagosën dy vëllezërit

VIDEO/ Zbardhet sherri për pronën, ja vendi ku u plagosën dy vëllezërit

10:28, 08/09/2021
A+ Aa A-

Zbardhet plagosja e dyfishtë e ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Fshatin e Ri në Shkodër. Sipas policisë, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë Ilir Grudën, 41 vjeç, vëllain e 34-vjeçarit Lad Gruda.

Më pas dy vëllezërit janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Rezulton se autori Xhevahir Fikaj ka blerë një tokë një personi dhe e ka me dokumenta. Ndërkohë vëllezërit Gruda pretendojnë se kjo tokë është e tyre dhe jo e personit që ia ka shitur Fikajt.

Për këtë arsye janë takuar për t’u sqaruar, por takimi ka rezultuar në konflikt e më pas në plagosje me sende të forta e pistoletë ku të dëmtuar dolën vëllezërit Lad e Ilir Gruda.

SYRI TV sjell pamje nga vendi i krimit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco