VIDEO NGA SYRI TV/ Erdhën me avionin e fundit, familja afgane rezulton me Covid

VIDEO NGA SYRI TV/ Erdhën me avionin e fundit, familja afgane rezulton me Covid

17:11, 07/09/2021
A+ Aa A-

Pjesëtaret e një familjeje afgane të strehuar në Shqipëri janë të infektuar me Covid-19. Vajza 2 vjeçe Rana Papal që prej 31 gushtit po merr trajtim spitalor në repartin Covid në spitalin e Pediatrisë. Të dy prindërit po ashtu janë të infektuar me Covid, por nuk janë të hospitalizuar. E ëma qëndron me dy fëmijët e tjerë në kryeqytet, ku janë strehuar së bashku me familjet e tjera afgane.

Nga Fjona Çela - SYRI TV

Me mbërritjen e 37 shtetasve të tjerë afgane në orët e para të mëngjesit te 2 shtatorit, ka shkuar në 644 numri total i afganëve të ardhur në më shumë se një javë në Tiranë. Informacionet zyrtare ne lidhje me afganet janë përqendruar ne strehimin e tyre në Qytet Studenti dhe transferimin në ditët në vijim në strukturat hoteliere në bregdet, por deri me tani nuk ka pasur asnjë informatë ne lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

SYRI TV ka arritur te siguroje informacione në lidhje me një familje afgane që rezulton e infektuar me Covid-19. Konkretisht fëmija 2-vjeçe, Rana Papal me datëlindje 23 maj 2019, aktualisht po merr trajtim spitalor në repartin Covid në spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Mësohet se vajza rezulton e shtruar në spital që prej datës 31 gusht 2021.

SYRI TV disponon videon ku shihet se pranë 2-vjeçares së infektuar që po trajtohet në pediatri, qëndron babai i saj, i cili po ashtu është i infektuar. Sipas informacioneve nga burime të sigurta konfidenciale, mësohet se edhe e nëna e vajzës është prekur nga virusi Sars-Cov-2, por kjo e fundit nuk është hospitalizuar, madje qëndron me dy fëmijët e tjerë në kryeqytet, ku janë strehuar se bashku me familjet e tjera afgane.

Dyshimet janë se pjesëtaret e familjes Papal kanë qenë të infektuar që prej momentit kur kanë ardhur, ndërsa nga ana e instancave shtetërore është raportuar se për afganët e strehuar është bërë kontroll shëndetësor në Rinas, por pa saktësuar nëse u është bërë tampon për të vërtetuar nëse janë të infektuar me COVID-19.

Aktualisht në total janë 11 fëmijë të shtruar ne repartin Covid në Pediatri, gjendja e te cilëve është e stabilizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco