VIDEO NGA SYRI TV/ 12 km radhë në Morinë, qytetarët: E papranueshme

VIDEO NGA SYRI TV/ 12 km radhë në Morinë, qytetarët: E papranueshme

14:41, 07/09/2021
A+ Aa A-

Radhët e mjeteve në doganën e Morinit në Kukës arritën në 12 kilometra këtë të martë, ndërsa qytetarët pritën me orë të tëra për të kaluar pikën kufitare. Kaosi që vijon prej dy ditësh është shkaktuar nga hyrja në fuqi e masave të reja anti-covid që Shqipëria ka vendosur për shtetasit e huaj.

Nga SYRI TV

Radhë kilometrike janë regjistruar edhe mëngjesin e kësaj të marte në pikën doganore të Morinit. Masat kufizuese anti-Covid për shtetasit e huaj që futen në Shqipëri, kanë bllokuar qindra mjete qytetarë në anën e Kosovës të kësaj pike doganore. Gjatësia e trafikut ka shkuar më shumë se 12 kilometra.

Qytetarët e pyetur nga SYRI TV janë shprehur të irrituar për situatën e krijuar prej dy ditësh, duke treguar se kanë pritur në radhë për më shumë se tre orë. Ata e quajnë jo normale situatën, duke kërkuar ndërhyrje nga strukturat shtetërore nga të dy shtetet, për t`i dhënë zgjidhje përfundimtare bllokimit në doganë.

Në të dyja pikat doganore punohet me kapacitete të plota, por kjo gjë duket se nuk ka arritur të shmang radhët kilometrike. Ndërkohë, në portin e Durrësit dhe pikat e tjera doganore në vend, situata këtë të martë është paraqitur më e qetë, pasi nuk ka pasur fluks hyrjesh dhe daljesh pikat kufitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco