EMRAT/ Falsifikimi i testeve Covid, policia arreston 5 persona

EMRAT/ Falsifikimi i testeve Covid, policia arreston 5 persona

10:13, 07/09/2021
A+ Aa A-

5 persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, nën akuzën e mashtrimit, pasi pajisnin qytetarë me teste false për Covid 19. Bëhet fjalë për dy raste të prodhimit të testeve false, ndërkohë që përveç 5 personave të arrestuar, një tjetër qytetar është shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë Violeta Begeja, 65 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, e punësuar pranë agjensisë së udhëtimit “IDA”, në lagjen nr.4., Durrës;

Albiona Cuka, 24 vjeçe, për veprën penale “Mashtrimi”; Blerim Maloku, 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, Asllan Diva, 23 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të 3 banues në Durrës dhe të punësuar pranë laboratorit “Medical Care Lami”, në lagjen nr.4, Durrës.

U shpall në kërkim policor për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetasi Lutfi Lami, 52 vjeç, administrator i laboratorit “Medical Care Lami”.

Në rastin e dytë arrestua në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetësja Artiola Budani, 24 vjeçe, si dhe u procedua penalisht për të njëjtat vepra penale shtetësja Ornela Sallaku, 40 vjeçare, të 2 banuese në Durrës, të punësuara pranë agjensisë “Kristal Travel”, në lagjen nr.4, Durrës.

Ja njoftimi i plotë:

DVP Durrës

Goditen dhe 2 raste të tjera të falsifikimit të tamponëve "COVID-19", kundrejt përfitimit.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, 1 shtetase procedohet penalisht dhe 1 tjetër shtetas shpallet në kërkim.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë organizuar punën dhe kanë goditur 2 raste të mashtrimit  dhe falsifikimit të tamponëve ndaj qytetarëve të cilët udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, në qytetin e Durrësit, ku 1 rast kryhej në bashkëpunim mdis agjensisë së udhëtimit dhe laboratorit për kryerjen e testve, dhe 1 rast falsifikimi dhe mashtrimi kryhej nga vetë agjensia e udhëtimit.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. B., 65 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Mashtrimi", e punësuar pranë një agjensie udhëtimi, në lagjen nr.4., Durrës;

A. C., 24 vjeçe, për veprën penale "Mashtrimi", B. M., 25 vjeç, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Mashtrimi", A. D., 23 vjeç, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Mashtrimi", të 3 banues në Durrës dhe të punësuar pranë një laboratori në lagjen nr.4, Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Mashtrimi", shtetasi L. L., 52 vjeç, administrator i laboratorit në lagjen nr.4, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qën të punësuar pranë agjensisë turistike dhe laboratorit, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, paisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime "Antigen Rapid", kundrejt përfitimit.

--

Po nga këta struktura, u arrestua në flagrancë për veprat penale, "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Mashtrimi", shtetësja A. B., 24 vjeçe, si dhe u procedua penalisht për të njëjtat vepra penale, shtetësja O. S., 40 vjeçe, të 2-ja, banuese në Durrës.

Këta shtetase në bashkëpunim me njëra-tjerën, duke qënë të punësuara pranë një agjensie udhëtimesh, në lagjen nr.4, Durrës, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, paisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste "Antigen Rapid", kundrejt përfitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan njesi kompjuterike të 2 agjensive, tamponë për kryerjen e testeve dhe disa fletë me përgjigjie të testeve të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari07/09/2021 13:10

NUK KA SE SI TË NDODHË NDRYSHE NË NJË SHTET TË MBARUAR, INEKZISTEN DHE ME NJË QEVERI HAJDUTE DHE SUPER TË KORRUTUAR!! KUR KORRUPSIONI, MASHTRIMI, MANIPULIMI, PABESUESHMËRIA, ABUZIMI DHE HAJDUTËRIA ARRIJNË DERI NË MAJAT MË TË LARTA TË QEVERISJES QËNDRORE DHE LOKALE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE TË SHËRBIMIT PUBLIK, A MUND TË SHPRESOSH DHE TË BESOSH TEK INSTITUCIONET, KOMPANITË APO AKTIVITET PRIVATE NË SHQIPËRI???!!!! PSE KËTO TESTE, ANALIZA DHE VEPRIME ADMINISTRATIVE NUK I KRYEJNË VETË INSTITUCIONET SHTETËRORE QË PAGUHEN DHE SHPËRBLEHEN NGA TAKSAT TONA? PËR ÇFARË NA SHËRBEN NEVE SOT NË KËTË SITUATË AI CHECK-UP I FAMSHËM, QË PO NA GRAPIT MILIARDA PA BËRË ASGJË, PA OFRUAR ASNJË SHËRBIM MJEKËSOR, KUR PËR TË VETMIN SHËRBIM QË KANË SOT NEVOJË SHQIPTARËT JANË TESTET PARA-COVID, ANALIZAT GJATË COVID DHE TESTET PCR, IGG APO TË TJERA QË KËRKOHEN SOT NËPËR BOTË. POR SHQIPTARËVE JO VETËM QË NUK PO IU OFROHET KY SHËRBIM I PAGUAR DHE I PARAPAGUAR PREJ TYRE, POR PO U JEPET PRIVATISHT DHE ME ÇMIME 20 FISH MË SHUMË SE SA GJERMANIA, FRANCA, DANIMARKA APO SHUMË VENDE TË BE DHE VENDE BALLKANIKE PRANË NESH!!! KY ËSHTË NJË KRIM I RËNDË SHTETËROR KUNDËR NJERËZIMIT!!! ZOTI U DËNOFTË E U NDËSHKOFTË ATJE KU JU DHEMB MË SHUMË!!!! MOS E GËZOFSHI KURRË AS PASURITË DHE AS JETËN!!!

Shto koment

Denonco