Vrasja e Klodian Rashës/ Ja lloji i armës që u gjet në vendngjarje. A po manipulohet ...

Vrasja e Klodian Rashës/ Ja lloji i armës që u gjet në vendngjarje. A po manipulohet ...

17:22, 17/12/2020
A+ Aa A-

Janë zbuluar detaje të reja mbi armën e paidentifikuar që u gjet pranë vendit të ngjarjes natën që Klodian Rasha u vra nga polici Nevaldo Hajdaraj.

Ajo që mësohet tashmë është se arma e zjarrit është një pistoletë sportive që në treg mund të gjendet për një shumë prej 120 mijë lekë të vjetra.

Arma është e llojit ‘Zoraki’ dhe përfshihet në armët sportive. Por identifikimi të llojit të armës e ka bërë bërë edhe më misterioze ngjarjen, kjo pasi në fillim u tha se arma e gjetur është një ‘Mini Glow’.

Arma tip “Zoraki”, kishte një fishek në folenë e qitjes dhe dy fishekë në karikator.

Bëhet e ditur se grupi hetimor ka kërkuar kryerjen ekspertimit të ADN-së, duke marrë profile pështyme nga viktima Klodjan Rashës, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe nga punonjësi i policisë, që arriti të gjejë armën, polici me inicialet F.A.

Qëllimi është krahasimi i ADN-së së këtyre personave me gjurmët e profileve të yndyrës që janë gjetur në armën tip “Zoraki” të sekuestruar.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai17/12/2020 18:37

Po edhe siku viktima të kishte pasur vërtetë një armë dhe e ka hedhur , siç dyshohet,ai nuk kishte sepse ta hidhte pasi e paska kërcënuar policin se "do të vras"

Sehiri17/12/2020 17:47

Me paret e Rames,familja te kryeje nje ekspertize private!

Shto koment

Denonco