Kokaina ‘Made in Elbasani’ në Brazil/ Publikohet fotoja e 4 të arrestuarve

Kokaina ‘Made in Elbasani’ në Brazil/ Publikohet fotoja e 4 të arrestuarve

20:08, 03/10/2019
A+ Aa A-

Pak ditë pas aksionit policor, ku u kapën mbi 617 kg kokaine e pastër, mediat në Brazil kanë publikuar edhe fotot e 4 të arrestuarve.

Sipas mediave vendase, destinacioni i lëndës narkotike ka qenë pikërisht Shqipëria.

Më tej janë bërë publik, dhe identetitetet e katër personave dhe ata janë  P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç.

Ngarkesa e drogës kishte një vlerë tregu prej 9 milionë dollarësh dhe sipas autoriteteve, ishte destinuar për Evropën, veçanërisht Shqipërinë pasi mbi qeset me drogë ishte logoja e “FK Elbasanit”.

    Aksioni në Brazil vuri në lëvizje edhe Prokurorinë shqiptare dhe Policinë e Shtetit.

    Organi i akuzës do të dërgojë letërporosi në Brazil për të parë nëse 4 personat e prangosur në Gefron me 617 kg kokainë e pastër kanë lidhje me anëtar ose grupe organizatash kriminale që veprojnë në Shqipëri.

    Policia e Shtetit dhe agjensitë e tjera të antidrogës si Europol dhe DEA Amerikane ka nisur verifikimet mbi dyshimet e arsyeshme për disa persona me orgjinë shqiptare që operojnë në trafikun ndërkombëtare të lëndëve narkotike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco