Biznesmeni në Elbasan nën terror nga 'ndërtimorët': Ja banditët, do të përfundojmë si Mihali

Biznesmeni në Elbasan nën terror nga 'ndërtimorët': Ja banditët, do të përfundojmë si Mihali

09:53, 31/08/2019
A+ Aa A-

Pronari i një biznesi në Elbasan, Besmir Spaho, ka denoncuar sot IKMT-në se po bën terror ndaj tij duke i prishur mundin dhe djersën e aq viteve pune, në një kohë kur disponon sipas ligjit të gjitha dokumentat e kërkuara.

Spaho ka kërcënuar, në kushtet kur sheh se pushteti është kundër tij dhe se drejtësia nuk po e mbron se nëse nuk bëhet diçka, "të gjithë do të përfundojnë si Mihali". “Katër banditë të “Ndërtimores”, pa asnjë lajmërim, asnjë, ardhur për prishje në mes të ditës, bëjnë terror në të gjithë ambientet që unë ushtroj aktivitetin tim. Nëse nuk bëhet diçka, do të përfundojmë të gjithë si Mihali...”vë alarmin Spaho.

Spaho ka aluduar për restorantin Panorma të Mihal Kokëdhimës, që u shemb nga IKMT pas arrestimit të pronarit. Spaho disponon të gjitha dokumentat dhe lejet e dhëna nga pushteti lokal për të pasur shkallë dhe mjetet e mbrojtjes nga zjarri në biznesin e tij, por duket se askush nuk ka interes t'i marrë ato parasysh sipas ligjit.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Vjollca03/09/2019 14:00

    Klodi,kete qeveri deshet,mbajeni me shendet Me 2013 kur PD me Z Berisha ju mundesoi nepermjet tunelit afrimin me Tiranen ju votuat " Rilindjen ,,ndaj mos shani dhe gjykoni se shtet deshet e shtet keni!

    Klodi31/08/2019 11:18

    Lereni biznesin te punoje o shushunja.Pasi e betonizuan parkun Rinia ne Elbasan,hapen dyqane ne mes te parkut,nuk proshen ndertimet pa leje ne kete park,tani i vendosin gjoba bizneseve ne Elbasan.Tju vij turp,njerez te pangopur,kriminele me unfirmen e shtetit.

    Shto koment

    Denonco