Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave, ndodhi pasditen e sotme në aksin Maqellarë- Peshkopi, ku një makinë u përplas me një motor.
Nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 34-vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij, të identifikuar si Gentjan e Klodiana Karazajmi.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi A.B është shoqëruar në Komisariatin e policisë.
Njoftimi zyrtar i Policisë:
“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje".
© SYRI.net