FOTO/ Ndalohet deputeti dhe arrestohet një polic në Gjirokastër

FOTO/ Ndalohet deputeti dhe arrestohet një polic në Gjirokastër

13:36, 08/12/2018
A+ Aa A-

Një polic dhe një deputet grek janë shoqëruar në Komisariat pasi u ndaluan nga një postobllok policie.

Polici që shoqëronte deputetin u arrestua pasi kishte një armë me vete, të cilën nuk e kishte deklaruar në doganë.

Deputeti grek u shoqëruar në polici dhe më pas është lënë i lirë. Mësohet se të dy ishin duke shkuar në Gjirokastër për të marrë pjesë në ceremoninë e të 40-ave të Konstandinos Kaçifas.

Image

Njoftimi i Policisë së Shteti:

Policia arreston në flagrancë një grek me detyrë punonjës policie.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit ‘pistoletë’ me 6 fishekë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor ‘Sarandë-Gjirokastër’, në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’, ky person duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë  nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit ‘pistoletë’ me 6 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Prodhimi  dhe mbajtja  pa leje e armëve  luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco