Fati i dy burrave akoma enigmë, familjarët lëshojnë alarmin për zhdukjen, vrasja e 1996…..

Fati i dy burrave akoma enigmë, familjarët lëshojnë alarmin për zhdukjen, vrasja e 1996…..

14:21, 29/08/2018
A+ Aa A-

Dy persona rezultojnë të zhdukur prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës dhe për këtë zhdukje enigmatike të tyre janë vënë në dijeni edhe forcat policisë.

Gëzim Hysaj dhe nipi i tij Agron Mollaj në Shkodër prej gjashtë ditësh janë shpallur të zhdukur nga ana e familjarëve të tyre.

Të kontaktuar sot nga ana e mediave familjarët e të dy personave të zhdukur shprehen të frikësuar për ngjarjen, dhe tregojnë se gjithçka ka nisur me një telefonatë.

Dikush kishte marrë në telefon Gëzimin dhe ky i fundit kishte shkuar në Shkodër për të pirë kafe me të. Një orë pas tij zhduket edhe nipi, dhe deri tani ende nuk ka asnjë të dhënë për gjendjen apo vendodhje e tyre.

‘’Kjo është një ngjarje e rëndë që na ka ndodhur. Burri s’ka pasur asnjë problem me asnjë person. Ka qënë në 23 gusht ora 20 e 20 minuta e mbrëmjes, më ka thënë do kthehem në shtëpi se do pi kafe me një shok, e morën në telefon. Unë i rashë telefonint të tij pas një ore, telefoni doli i fikur. Nuk di më asgjë për të që nga ai moment”, shprehet bashkëshortja e Gëzim Hysajt.

Një tjetër dëshmi tronditëse ka ardhur nga Shkodra nga Shkodra. Këtë herë është bashkëshortja e Agron Mollës, 47-vjeçarit që është zhdukur që më 23 gusht bashkë me dajën e tij Gëzim Hysaj

Gruaja e tij thotë për mediat se e kanë thirrur mbrëmjen e 23 gushtit tek shtëpia dhe që kur ka dalë nuk e ka parë më të shoqin.

“E thirrën tek shtëpia ‘o Gon, o Gon’, menduam se ishte nëna e tij. Ai doli me rrobat e shtëpisë. Që nga ai moment nuk e kam parë më”, tregon gruaja e Agron Mollës.

Nga ana tjetër një pistë kryesore ka dalë së fundi për këtë ngjarje, dhe është ajo e hakmarrjes. Bëhet fjalë pët një vrasje të vitit 1996 ku mendohet të jetë përfshirë nipi. Policia thotë se hetimet po vazhdojnë për këtë ngjarje të rëndë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco