VIDEO/ Bënin tatuazhe, por shisnin dhe drogë. Ja emrat e dy artistëve

VIDEO/ Bënin tatuazhe, por shisnin dhe drogë. Ja emrat e dy artistëve

09:11, 18/08/2018
A+ Aa A-

Kanë rënë në prangat e policisë disa përsona që shprëndanin drogë në Tiranë. Ata maskoheshin sikur punonin në një dyqan ku beheshin tatuazhe por në të njëjtnë kohë edhe shprenda drogë në zonën e ‘Ali Demit’.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Operacion policor antidrogë i koduar “Tattoo”, nga Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Tiranë.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndës narkotike në bashkëpunim.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, municion luftarak dhe aparate celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tattoo”, arrestuan në flagrancë shtetasit :

- Armando Behari, 24 vjeç, banues në Tiranë.

- Xhevit Bogdani, 21 vjeç, banues në Përrenjas.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi :

- O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri” dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të shtetasit Armando Behari, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe shtetasi Xhevit Bogdani, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën  e shtetasit Xhevit Bogdani, i cili jetonte me shtetasin O. Gj., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike, si dhe një dorezë metalike në kushtet e armës së ftohtë e cila i përkiste shtetasit O. Gj.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa

- 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm

- 2 aparate celularë

- 1 dorezë metalike

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve A. B., dhe Xh. B., për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2, 278/2 të Kodit Penal dhe për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O. Gj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco