Rrëfehen 4 të arrestuarit, por “nuk mbajnë mend” të kujt janë 3.4 milionë euro

Rrëfehen 4 të arrestuarit, por “nuk mbajnë mend” të kujt janë 3.4 milionë euro

16:12, 26/06/2018
A+ Aa A-

Të katër personat e arrestuar nga policia, si të përfshirë në kalimin nga Belgjika drejt Shqipërisë të 3.4 milionë eurove kanë mohuar të kenë pasur pjesë në këtë shumë parash.

Ata mësohet të kenë pohuar se paratë nuk janë të tyret. Por shoferi i trajlerit që transportonte makinat, si dhe pronari Edi Lika, kanë pohuar se paratë ishin të kushërinjve Elvis e Alfred Vladi. Ky i fundit njihet edhe me emrin Ramiz Vladi, të cilin mësohet se e ka ndërruar në Gjendjen Civile disa vite më parë.

Pavarësisht se kanë pranuar se 3.4 milionët e eurove janë të dy kushërinjve të shpallur në kërkim, 4 të arrestuarit nuk kanë pranuar të japin detaje mbi vendin dhe kohën e futjes së parave në dy makinat ku u gjetën ato, gjatë kontrollit të policisë në Durrës.

Burime të Policisë së Shtetit thanë drejtuesi i automjetit, Agim Çeka dhe 3 të arrestuarit e tjerë rrëfyen itinerarin që kishin kryer automjetet për të ardhur në Shqipëri.

Veturat janë blerë te një koncesionar në Belgjikë dhe më pas kanë udhëtuar në Ahen të Gjermanisë. Aty automjeteve u janë plotësuar deklaratat doganore dhe kontratat e shit-blerjes në agjencinë në pronësi të Ilir Doçit. Këtë fakt e pranoi në emisionin “Opinion” në Televizionin Klan edhe vetë Doçi, por ai mohoi të kishte njohje me kushërinjtë Vladi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco