Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Vrasja e gruas shqiptare në Itali, pamje nga vendi i krimit

Vrasja e gruas shqiptare në Itali, pamje nga vendi i krimit

20:11, 30/05/2018
A+ Aa A-

Pamjet janë filmuar në rrugën “Romagnosi”, në komunën italiane Seregno, ku një grua shqiptare u qëllua me thikë për vdekje brenda një makine. Krimi ndodhi këtë pasdite rreth orës 16:00.

    Sipas medieve italiane, autori është bashkëshorti, një 35-vjeçar maroken, i cili pas krimit u paraqit te karabinierët e Seregno-s duke pohuar se sapo kishte therur gruan e tij.

    Pasi u qëllua me thikë, forca të ndërhyrjes së shpejtë mjekësore shkuan në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë gruas shqiptare, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur nga raportimet e deritanishme të mediave italiane.

    Ajo u dërgua në kushte të rënda shëndetësore në spitalin San Gerardo në Monza, ku vdiq pak pas mbërritjes. Në momentin e krimit raportohet se në makinë ishte edhe djali i mitur, i cili nuk është lënduar fizikisht.

    Raportohet se dy bashkëshortët, të cilët kanë një fëmijë 5-vjeçar, prej rreth dy muajsh nuk jetonin më bashkë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco