Nga kafja me avokatin te mbërritja e prokurorëve, si e priti arrestin Tahiri

Nga kafja me avokatin te mbërritja e prokurorëve, si e priti arrestin Tahiri

19:25, 12/05/2018
A+ Aa A-

Saimir Tahiri ka qenë në pritje të prokurorëve të Krimeve të Rënda të cilët do t'i komunikonin atij vendimin e dhënë nga Gjykata që e la atë në "arrest me burg".

Raportohet se Tahiri i ka pritur prokurorët në një kafene poshtë pallatit të tij, ku shoqërohej nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia.

Pasi kanë mbërritur prokurorët e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, Gent Osmani, Elisabeta Imeraj dhe Besim Hajdarmataj, Tahiri i është komunikuar masa e sigurisë "arrest shtëpie". Ai ka lënë ambientet e kafenesë dhe është ngjitur në banesë te "Kodra e Diellit" në kryeqytet.

Vendimi i gjykatës urdhëron Tahirin të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco