Arrestohet Saimir Tahiri

Arrestohet Saimir Tahiri

18:49, 12/05/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të akuzuar si të përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi për ish-ministrin masën e sigurisë personale “arrest me burg”, por që nuk është pranuar nga gjykata, duke vendosur të japë një masë më të zbutur.

Vendimi i gjykatës urdhëron Tahirin të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.  Vendimi mësohet se po ekzekutohet gjatë këtyre orëve në banesën e Tahirit në prani edhe të avokatit të tij.

Tahiri akuzohet si i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Disa ditë më parë, ish-ministri Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit e bashkë me të edhe imunitetin që i siguronte ky post, duke i lejuar organeve të drejtësisë hetimin e tij si një shtetas i thjeshtë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asi12/05/2018 19:09

Regjia dhe skenari i shktuar po zbatohet me perpikmeri.....cudi Monika e tha para nje have se Tahiri do mare arest shtepie nga gjykata.......e me pas gjykata do i jspe pafajesine. A ka shqiptar e nderkombetar qe e ha kete dkenar allacrilindje!!!!!! Turp, cfare drejtesie na mbollen nderkombetaret per te vene ne skene regji rilindase per te mis u denuar adnje sjtetar pjese e krimit te organizuar, pir ata qe nuk kane paguar dnergjine, ata qe kane 5 gr hashash, ata qe perdorin wese pkastike.... Turp! Duhet ribere reforma ne drejtesi ndrydhe do ikim te gjithe nga ky vend....

Ajo12/05/2018 19:02

Komedia sapo filloi! PREKURORJA ( lum si ne qe kemi Gramoz Rucin!) e Perkohshme e Pergjithshme ( Vasilika Hysi sikur na siguroi se do ishte e tille vetem per dy- tre muaj, por avash - avash u be gjysem viti dhe ku dihet edhe sa vite te tjrea do kalojne ), vertet i paska dhene nje impuls te ri punes ne PKR. A mos duhej ky arrest shtepie i Tahirit si kofini pas te vjelit ( ne fakt pasi zhduken gjithe provat dhe degdisen Seitin ne Itali) per te larguar vemendjen nga skandali edhe me i rende i Ministrit aktual te Brendshem, Xhafajt? Po shperthejne kaq shume skandale te Rilindjes se krimit saqe nuk po arrijme ti mbajme mend!

Shto koment

Denonco