Gostivar: Vetura del nga rruga dhe bie në lum, shpëtojnë mrekullusht të gjithë personat

Gostivar: Vetura del nga rruga dhe bie në lum, shpëtojnë mrekullusht të gjithë personat

13:51, 06/10/2024

Sot në mëngjes, rreth orës 04:30, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë në fshatin Bellovisht (Turçan) të Gostivarit.

Siç thuhet në njoftimin e Qendës për Menaxhim me Kriza, Zjarrfikësit e Gostivarit kanë intervenuar me një automjet dhe katër zjarrfikës.

Të gjithë personat janë nxjerrë nga automjeti.

Një person i cili ishte pasagjer është lënduar fizikisht dhe është dërguar në spitalin e Gostivarit për mjekim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco