Bytyçi flet për urën e Ibrit, 'zbulon' arsyen pse janë bërë tentativat për hapje

Bytyçi flet për urën e Ibrit, 'zbulon' arsyen pse janë bërë tentativat për hapje

08:31, 04/10/2024

Se kur dot të hapet ura e Ibrit në Mitrovicë nuk dihet.

Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të fusë në agjendën e dialogut çështjen e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

Kurse, për këtë çështje veçse ka marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës, ka thënë se i ka plotësuar kërkesat e ndërkombëtarëve sa i përket hapjes së urës, por ka shtuar se po i vazhdon konsultimet dhe koordinimin me ta.

Deputetja Albana Bytyçi në një intervistë për “Bota sot”, është shprehur se ura duhet të hapet, por gjithmonë të jetë në koordimin me aleatët e vendit tonë.

Sipas saj, tentativat për hapje të urës ditë e fundit ka qenë qëllim për fushatën zgjedhore.

“Që është mirë dhe duhet të hapet ura, themi po, por ashtu siç e kemi theksuar se ky hap duhet të ndodh në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët tanë.

Çdo tentativë për hapjen e urës së fundmi ka qenë në shërbim të fushatës zgjedhore si dhe parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme si masë e politikës populliste e kryeministrit Kurti”, deklaron ajo.

Kujtojmë, në fillim të vitit 2023, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut kishte marrë një vendim për hapjen e urës.

Ata kishin thënë se vendimin e bazojnë në Marrëveshjen e Brukselit që kishte paraparë hapjen e urës në vitet 2015-2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco