Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në 'Forumin e Varshavës'

Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në 'Forumin e Varshavës'

12:41, 01/10/2024

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Varshavë të Polonisë.

Ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurisë 2024 (WSF 2024).

Sipas njw komunikate të lëshuar për media, thuhet se në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën "Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian".

Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco