Kishte veshur bluzë me mbishkrime dhe përmbajtje nxitëse, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kishte veshur bluzë me mbishkrime dhe përmbajtje nxitëse, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

09:18, 30/09/2024

Një rast i nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit është raportuar në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Policia legjitimoi një të dyshuar kosovar i cili mbante veshur një bluzë me një hartë dhe mbishkrime që përmbanin përmbajtje nxitëse.

Bluza u sekuestrua nga njësitë policore, dhe i dyshuari u intervistua.

Me urdhër të prokurorit, rasti është inicuar dhe do të vazhdojë në procedurë të rregullt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco