Sveçla akuzon Bajramin për punësim të familjarëve në ndërmarrjet komunale

Sveçla akuzon Bajramin për punësim të familjarëve në ndërmarrjet komunale

07:10, 30/09/2024

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka akuzuar deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ka punësuar familjarë të saj në ndërmarrjen komunale gjatë qeverisjes së LDK-së në Prishtinë.

Ai ka thënë se vëllai i deputetes nga pozita e shoferit është graduar si koordinator në “Termokos” si dhe është punësuar kunata e saj në “Prishtina Parking”.

“Konkretisht, na trego se si: përmes një konkursi të brendshëm në “Termokos”, të hapur enkas për të, vëllau juaj nga pozita e shoferit u gradua në Koordinator? si u punësua gruja e vëllaut tuaj në Ndërmarrjen Komunale “Prishtina Parking”?Ju rikujtojmë se “Termokosi” dhe “Prishtina Parking” janë ndërmarrje që menaxhohen 100% nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke përfshi aksionarët, bordet e drejtorëve dhe Kryeshefat Ekzekutiv”, ka shkruar ai në Facebook.

Bajrami gjatë ditës ka akuzuar Qeverinë për korrupsion përmes tenderëve sektret.

“As Rusia as Serbia, e as bombat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin me tenderat sekret të kësaj Qeverie. Vetëm në një tender në Ministrinë e Punëve të Bredshme ndrrimi nga procedura e hapur në atë sekrete i kushtoj buxhetit të shtetit 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro.  Kjo është historia e tenderit 15 milionësh në Ministrinë e Punëve të Brendhsme për të cilin ministri mbrëmë tha “nuk i di detajet’”, ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco