Rashiç: Lista Serbe po punon që serbët të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Rashiç: Lista Serbe po punon që serbët të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit!

21:40, 29/09/2024

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç së fundmi është shprehur se ka informacione jo zyrtare që Lista Serbe është duke punuar për bojkotim të zgjedhjeve nacionale dhe lokale.

Zgjedhjet e fundit lokale i bojkotuan prandaj në 4 komunat veriore u zgjodhën kryetar shqiptar. Por, qytetarët serb ka mundësi të mos marrin pjesë përsëri në zgjedhje të organizuara nga shteti i Kosovës, tani në ato parlamentare të 9 shkurtit.

Kështu deklaron ministri Rashiç ndërsa thekson se informacionet janë jozyrtare. Ministri në Qeverinë Kurti pretendon se këtë bojkot po e organizon Lista Serbe. Ai thotë se kërkesa e Vuçiçit, për zgjedhje të menjëhershme është e pamundur edhe në aspektin ligjor.

“Konsideroj që atë kërkesë do të, të them kështu do të dramatizohet në formë ku një moment, po pres që disa grupacione, në veçanti nga Lista Serbe, që të shpallin ndonjë formë të mos pjesëmarrje në procesin zgjedhor, bile a do të ndodh ajo për një pjesë të Kosovës apo në tërë territorin, është diçka që do të shohim në të ardhmen”, ka deklaruar Rashiç për RTV Dukagjini.

Ministri refuzoi të jap informacione shtesë pasi tha që nuk dëshiron të kuptohet e gjitha çfarë di për këtë plan.

“Ka një, ju kërkoj falje por është herët, nëse bash iu tregojmë që e dimë krejt çka planifikojnë,nuk është mirë për ne, për ata është mirë se atëherë e kuptojnë që janë BUSTED, që thuhet ajo por këtë moment e di për siguri që do të jenë destruktiv”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco