Lajçak takon Vjosa Osmanin dhe bën 'diversion': Vlersova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e...

Lajçak takon Vjosa Osmanin dhe bën 'diversion': Vlersova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e...

16:00, 28/09/2024

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përmbyllur pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, derisa bëri të ditur se para kthimit në Bruksel, është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Lajçak përmes një shkrimi në platformën X ka thënë se i vlerëson idetë dhe rekomandimet e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, shkrimin e Lajçak.

Kujtojmë se emisarët ndërkombëtarë po përpiqen herë pas here të gjejnë të çara, ose bëjnë diversion mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, pasi ky i fundit ka qenë i ashpër ndaj  presionin që i bëhet Kosovës për të pranuar asocacionin në Veri, veçanërisht në disa raste ky presion ka ardhur nga Lajçak, i cili edhe akuzohet për anshmër ndaj Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco