Përplasja Rama-Kurti, Kraki: Shqipëria po i bën tradhti Kosovës në 5 vitet e fundit

Përplasja Rama-Kurti, Kraki: Shqipëria po i bën tradhti Kosovës në 5 vitet e fundit

10:58, 27/09/2024

Politologu Nezir Kraki ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now për të diskutuar rreth përballjes së kryeministrit Rama dhe homologut të tij, Albin Kurti në SHBA, aty ku u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB. 

Nga kjo përballje e ftohtë mes dy liderve, pa shtrëngim duarsh mes njëri-tjetrit, sipas Krakit kuptohet një lloj rivaliteti politik që Rama ka kundrejt Kurtit.

Ai e cilësoi kryeministrin Rama si një person i cili glorifikon rolin e tij si lider jetëgjatë në rrugëtimin politik dhe nga kjo bindje që ai ka krijuar, sipas Krakit ka marr përsipër të luaj rolin e një misionari.

“Edi Rama nuk urren Kosovën, por Albin Kurtin sepse i ka bërë hije. Unë nuk dua të besoj që ai e urren Kosovën, por melagomania e liderit, gjithashtu dhe jetëgjatësia politike konfirmojnë bindjen që kanë rol hyjnor. Ka dhënë idenë të krijojë edhe shtete hyjnore, e sheh veten si misionar. Misionar për ti pajtuar serbët dhe shqiptarët, e duke lënë Kosovën pak mënjanë. Misionar duke pajtuar fetë botërisht dhe të gjitha këto sqarohen duke ditur kush është personazhi në bosht. E kam pranuar Ramën ashtu siç është, nuk ja pranoj idetë, nuk duhet të merremi me të. Kur Shqipëria nuk pozicionet në mbrojtje të Kosovës është duke vepruar kundër Kosovës. Kur pozicionohet hapur kundër Kosovës atëherë është tradhëti kombëtare. Dhe jemi në një farë tradhëtie kombëtare këto 5 vitet e fundit,” –u shpreh Kraki.

Sipas politologut kjo “urrejtje” e Ramës , nuk është ndaj Kosovës në vetvete, por ndaj Kurtit që shihet haptazi si një tradhëti kombëtare edhe ndaj popullit kosovar këto 5 vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco