Elshani: Do të bllokohen dhe rrugë të tjera që shfrytëzohen për kontrabandë

Elshani: Do të bllokohen dhe rrugë të tjera që shfrytëzohen për kontrabandë

09:50, 27/09/2024

Gjatë ditës së enjte, policia vendosi pengesa të pjesshme te Ura e Bërnjakut, ku aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur.

Kjo u bë për qëllim të parandalimit të kontrabandave me mallra, njofton Klankosova.tv.

Por, zëvendëskomandant i policisë në veri, Veton Elshani tha se do të vendosen dhe pengesa të tjera në rrugë ku ekziston mundësia e kontrabandimit me mallra.

“Janë mbi 60 rrugëve ilegale që janë përdorë për kalimin e kontrabandës së mallrave. Mbi 25 rrugë i kemi bllokuar, kështu që do të vazhdojmë punën tonë në kuadër të veprimit sipas ligjit e që në atë zonë kemi të bëjmë më shumë me kontrabandë me mallra. Nuk do të paraqesë vështirësi  për qytetarët që të lëvizin me vetura të vogla pasi nuk është pikë kalim zyrtar por konsiderojmë në mas të madhe në parandalimin e veprave penale që kanë të bëjnë me kontrabandimin e mallrave”, tha Elshani në një përgjigje për Klankosova.tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco