Osmani takohet me Biden: E nderuar që isha pjesë e samitit për Ukrainën

Osmani takohet me Biden: E nderuar që isha pjesë e samitit për Ukrainën

10:46, 26/09/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në New York është takuar me homologun e saj amerikan, Joe Biden dhe krerët e tjerë të lartë të vendeve të tjera.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka ndarë foto ku shihet me këto figura të larta, e veçanërisht merr vëmendjen mikpritja e Bidenit ndaj saj, transmeton Klankosova.tv.

“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar e para e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco