Sadria: Situata në Luginën e Preshevës duke u rënduar dita-ditës

11:02, 24/09/2024

Kujtim Sadria nga Qendra për Hulumtim dhe Monitorim në Preshevë, pjesë edhe e marshimit kundër diksriminimit në kërkim të barazisë së shqiptarëve në Serbi, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv komentoi situatën në Preshevë, teksa u shpreh se situatata po agravon dita-ditës.

Situata në Luginën e Preshevës ka shkuar sa më shumë duke u rënduar edhe më tej dhe po bëhet një spastrim etnik administrative, por nuk mund te them se i gjithë faji është të qeveria serbe.

Shqetësimi më i madh është se dje u marshua dhe në krye të këtij marshimi ishte zv.kryetari i Komunës, z Mustafa që protestoi para shtëpisë së shëndetit dhe në të njëjtën kohë privilegjet e tij janë jashtëzakonisht të mëdha... pasi ai ka arritur të punësojë vajzën e tij në shtëpinë e shëndetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco