E rrahën, i morën telefonin dhe e mbyllën në dhomë, motrën e tyre, policia i arreston

E rrahën, i morën telefonin dhe e mbyllën në dhomë, motrën e tyre, policia i arreston

09:03, 22/09/2024

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Deçan, pasi kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre dhe më pas e kishin mbyllur në dhomë dhe ia kishin marrë telefonin.

Policia njofton se vajza ka marrë kujdes mjekësor dhe është dërguar në shtëpinë e sigurt.

Gjithashtu, thuhet se njëri nga të dyshuarit kishte sulmuar zyrtarët policorë.

‘Deçan, 21.09.2024 – 21:35. Është raportuar se viktima femër rreth një muaj më parë është sulmuar fizikisht nga dy te dyshuarit meshkuj –vëllezërit e saj dhe më pas e kishin mbyllur në dhomë si dhe ia kishin marrë telefonin duke mos pasur mundësi ta lajmërojë rastin. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në shtëpinë e sigurt. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit ku gjatë dërgimit të tyre për ekzaminim mjekësor, njëri prej tyre i kishte sulmuar zyrtarët policorë’, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco