Policia ndalon dy persona në Prishtinë, të dyshuar për kontrabandë ilaçesh

Policia ndalon dy persona në Prishtinë, të dyshuar për kontrabandë ilaçesh

09:59, 21/09/2024

Policia ka ndaluar dy persona në Prishtinë, pasi dyshohen se kanë kontrabanduar me barna.

Policia njofton se dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të mbetet nën hetime.

“Prishtinë 20.09.2024 – NN. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në polici, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Ata dyshohet se kanë shitur ilaçesh kontrabandë (pa banderola të R. Kosovës me banderola nga shtetet të ndryshme) të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme (shmangja nga tatimi). Si dëshmi materiale janë sekuestruar barna, vlera e të cilave sillet rreth 1.500.00€”, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco