Gjermania nxjerr zbuluar Ramën: ‘Ballkani i Hapur’ u krijua për të anashkaluar Kosovën

Gjermania nxjerr zbuluar Ramën: ‘Ballkani i Hapur’ u krijua për të anashkaluar Kosovën

12:50, 14/09/2024

Gjermania pranon edhe zyrtarisht se nisma Ballkani i Hapur, e krijuar me iniciativën e Serbisë dhe e mbështetur verbërisht nga Edi Rama, ka pasur për qëllim anashkalimin e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka pohuar i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ai ka shprehur shqetësim se nëse Samiti i Berlinit, që do të mbahet më 14 tetor, dështon të sigurojë një treg të përbashkët rajonal, mund të riaktualizohet ideja e “Ballkanit të Hapur”.

Sipas Sarrazin, kjo nismë është krijuar për ta anashkaluar Kosovën.

“Nëse ky samit nuk mbahet, nëse nuk sigurohet tregu i përbashkët rajonal, dhe plani i madh i Komisionit Evropian që të ketë sukses dhe një gurthemel i kësaj do të jetë samiti më 14 tetor në Berlin, sigurisht që menjëherë vjen Ballkani i Hapur. Pra, Ballkani i Hapur është krijuar për ta anashkaluar Kosovën. Ne, kemi filluar të punojmë ashtu që Kosova të jetë në të njëjtën tryezë, me të njëjtat të drejta, me të njëjtin nivel si të tjerët. Duhet të ecim përpara, nuk mund ta lëmë gjithë rajonin që të presë për këtë bashkëpunim. Nuk mund të rrezikojmë tregun e përbashkët rajonal dhe nuk mund të ketë sukses Procesi i Berlinit. Pra nuk është në interes të Kosovës, por as tonin”, është shprehur Sarrazin për RTK.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në samit është e rëndësishme për të garantuar që vendi të ketë të drejta të barabarta në tryezën e bisedimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco