VIDEO/ Shqipërim Pula: Ambicia e Vuçiç për të gllabëruar Kosovën s'ka ndryshuar

20:05, 13/09/2024

I ftuar në edicionin 'Ora 19', në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, analisti Shqipërim Pula, u shpreh se paraqitja e sotme e presidentit serb Vuçiç ishte një paraqitje mjerane.

Pula u shpreh gjithashtu se nuk do të ketë raporte normale midis Kosovës dhe Serbisë për aq kohë sa nuk kemi një Serbi normale.

Për t’ju kthyer pikave që zoti Vuçiç parashtroi, sipas Shqipërim Pulës, ato janë skandaloze dhe krejtësisht naive.

'Paraqitja e presidentit serb Vuçiç ishte një paraqitje mjerane do të thoja, sepse ai tregoi qartazi që për të gjitha këto vite që nga 2011 kur ka filluar dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, tregoi anën e pasinqertë dhe jokorrekte të tij si ndaj BE i cili ka qënë një lehtësues i këtij procesi ashtu edhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë duke i dhënë goditje me qasjen, kërkesat dhe paralajmërimet e muajve në vijim të cilat janë goditje edhe për shtetet e 'Quint-it', edhe për gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë e cila ka nxjerrë një mendim juridik për njohjen e mëvetësisë së shtetit të Kosovës dhe i ka dhënë goditje të gjithave përpjekjeve ndërkombëtare të cilat kanë dashur të normalizohen raportet përmes 2 shteteve tona.

Por Vuçiç nuk ka ndryshuar, është po ai Vuçiç i cili ka pasur ambicie që të gllabërojë Kosovën ashtu siç e kanë futur edhe me ndryshime kushtetuese të vitit 2006, që Kosova është pjesë integrale e Serbisë.

Nuk do të ketë raporte normale midis Kosovës dhe Serbisë për aq kohë sa nuk kemi një serbi normale.

Ne si Kosovë, pra institucionet politike qëndrore të republikës kanë bërë çdo gjë e cila është brenda parashikimeve kushtetuese dhe ligjore për të ruajtur sovranitetin territorial dhe për t shtrirë pushtetin politik në mbarë territorin e vendit dhe specifikisht në pjesën  veriore.

Për t’ju kthyer pikave që zoti Vuçiç parashtroi, ato janë skandaloze , krejtësisht naive, ndaj thash në fillim që ishte një paraqitje mjerane sepse në nëntor të 2022, me urdhër të Vuçiç, dhe me ekzekutimin e strukturave serbe të katapultuara në formacionin politik ISA SRBSKA , u dha urdhër që të gjithë zyrtarët serb të tërhiqen nga komunat veriore, pra u vetetërhoqën.'- U shpreh Pula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco