Katër të arrestuar në veri/ Policia mohon pretendimin e familjeve për keqtrajtim

Katër të arrestuar në veri/ Policia mohon pretendimin e familjeve për keqtrajtim

11:33, 10/09/2024

Katër persona janë arrestuar në veri mesnatës e së martës pasi dyshohet se kanë sulmuar zyrtarët policorë. Familjarët e të arrestuarve pretendojnë se ata janë keqtrajtuar gjatë arrestimit, derisa këto i ka mohuar Policia e Kosovës.

Shefi i Njësisë Operative të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Petrit Fejza, i ka thënë KOHËS se të rinjtë serbë kanë rezistuar gjatë arrestimit, por që ndaj tyre s’ka pasur dhunë.

“Kanë qenë katër persona që kanë ofenduar dhe sulmuar policët e Kosovës. Ata kanë rezistuar për arrestim dhe është përdorur forcë minimale, siç përdoret për arrestim në rast të refuzimit të urdhrit. Në stacionin policor iu është bërë alkooltesti, tre prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Aktualisht gjenden në mbajtje”, ka thënë Fejza.

Babai i njërit prej të arrestuarve, Ljubomir Miliq, ka deklaruar se të rinjtë janë provokuar dhe rrahur.

“Ata ndoshta i kanë provokuar fëmijët tanë, dhe më pas, siç e kemi vërtetuar në bazë të filmimeve, kanë parë se ishin rreth njëzet zyrtarë që po i sulmonin brutalisht. Fëmijët tanë ishin të shtrirë në rrugë, po i ngacmonin. Ata fjalë për fjalë po i shqelmonin”, ka deklaruar ai për “KosovoOnline”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco