FOTO/ Gruaja gëlltit gjilpërën aksidentalisht, Mjekët e Kosovës i shpëtojnë jetën

FOTO/ Gruaja gëlltit gjilpërën aksidentalisht, Mjekët e Kosovës i shpëtojnë jetën

13:29, 09/09/2024

Një 30 vjeçare rrezikoi seriozisht shëndetin pasi aksidentalisht gëlltiti një gjilpërë, bëri me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje

Me të parë gjendjen e pacientes, ekipi kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, u arrit të largohej gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje.

Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco