Tentativë vrasjeje në Deçan, i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes

Tentativë vrasjeje në Deçan, i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes

09:36, 09/09/2024

Një tentativë vrasje ka ndodhur të dielën në mbrëmje rreth orës 22:30 minuta në Deçan.

Policia e Kosovës njofton se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime, pasi dyshohet se është therur me një thikë nga një i dyshuar, që ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

I plagosuri pasi ka marrë ndihmë mjekësore në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco